e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ka rikthime te Vllaznia, por Çinari mban pezull formacionin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ka rikthime te Vllaznia, por Çinari mban pezull formacionin

Erald Çinari mban në ankth Vllazninë. Mesfushori është i vetmi futbollist që lë pezull stafin teknik për ndeshjen me Teutën. Ai vazhdon që të ketë shqetësime në këmbën e djathtë, ndaj kjo minimizon shanset për një riaftësim në kohë.vllaznia

Por një tjetër lajm i keq vjen nga i riu Kapaklija, i cili ka pësuar një dëmtim gjatë seancës së djeshme, duke rrezikuar takimin e radhës. Por, mes sikleteve, ka edhe rikthime. Armando Cungu do të ketë gati Endri Vrapin dhe Arlind Kalanë.

Të dy futbollistët janë rikuperuar plotësisht duke shtuar më shumë sigurinë në formacionin që trajneri do të hedhë në fushë kundër durrsakëve. Dëmtimet dhe rikthimet dashur pa dashur do të shoqërohen edhe me ndryshime në 11-she, krahasuar me atë çka pamë kundër Skënderbeut.

Një gjë e tillë u vu re që dje, kur Cungu projektoi edhe titullarët. Formacioni - Cungu po planifikon një Vllazni ndryshe krahasuar me javën e fundit. Nga sa shikohet, lëvizjet do të jenë si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë.

Në defensivë do të rreshtohen Pjeshka, Cicmil, Vrapi dhe Marku, duke shtuar më shumë garancinë. Në mesin e fushës këtë javë do të jetë gati edhe Florind Bardulla. Lojtari ezuroi pezullimin prej kartonëve, ndaj pritet që ta nisë nga minuta e parë këtë fundjavë.

Pikëpyetja e madhe vjen nga Çinari, pasi ende nuk dihet nëse do t'ia dalë apo jo. Por, në rast rreziku, pritet që tekniku të përzgjedhë Krymin, Sefën, Tafilin e Kalanë për të kompletuar pesëshen në këtë sektor, pasi gjasat janë që të aplikohet skema 4- 5-1.

Ndërsa në sulm në këtë përballje do të jetë mesfushori me ti pare sulmuese, Shtubina, lojtar i cili ka raporte të mira edhe me golin. Kjo dëshmon hapur edhe objektivin e kuqebluve kundër Teutës, të cilët do të synojnë veçse fitoren. Nëse arrijnë të marrin pikët e plota këtë javë, atëherë shpresat për mbijetesë do të shtoheshin edhe më shumë.