K. Ronaldo, nga ferri ne parajsen e heronjve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në ndeshjen e tij të tretë në Euro 2012, ia doli, dhe shpëtoi Portugalinë, dhe magjepsi botën e futbollit. Kristiano Ronaldo tregoi versionin e tij më të mirë me përfaqësuesen për të shtrydhur portokallinjtë e Holandës që e prisnim, por që nuk e pamë, e destinuar të bëjë valixhet në këmbët e tij. Në atdhe prisnin ta kryqëzonin me një tjetër dështim në skuadrën e Bentos, por tani është sërish një hero për Portugalinë. Foto e tij shëtit në faqet e para të thuajse gjithë gazetave luzitane. “Dita e Ronaldos” titullohet Diario De Noticias, “A’Bola” e bën rezymenë e triumfit me dygolshin e tij ndaj Holandës me titullin, “Portugalia e madhe, Ronaldo i pamasë”.
Sportivja “O’Jogo”, zgjedh lojën e fjalëve, “Ky është Real” që pas kritikave që kishin vërshuar ndaj Ronaldos vetëm pak ditë më parë mund të përkthehet sipas dëshirës, ky është i vërteti, mbretërori ose nëse doni dhe ai që shohim te Reali, ndërkohë që e përditshmja “Correia Da Manha” vlerëson gjenialitetin e Portugalisë. Vetë Ronaldo gjithsesi nuk fluturon edhe pas këtij suksesi. Kristiano Ronaldo: “Jemi shumë të lumtur për këtë fitore.
E dinim që do ishte e vështirë, por për fat fituam, pasi luftuam në fushë. Jam i lumtur për dy golat e shënuar dhe titullin lojtari i ndeshjes, por merita është e gjithë skuadrës. Dua t’ia dedikoj çmimin dhe dy golat tim biri. Në çerekfinale me Republikën Çeke do të jetë e vështirë, mendoj se shanset janë 50 me 50 ndaj duhet të përgatitemi sa më mirë për t’u kualifikuar”. Tashmë ai rikthehet të jetë një ikonë e futbollit portugez.