Juvja alla-Real, Morata e Isko për të ardhmen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi ëndërron si një klub i madh dhe për të ardhmen projekton që të afrojë lojtarët të cilët nuk kanë shumë hapësira mes ekipeve kryesore të Europës.
Misioni Madrid
Xhuzepe Marota i ka idetë e qartë dhe për të bërë hapin deciziv në cilë- si ka vendosur që të shkojë në Madrid për të mbyllur dy marrëveshje mjaft të rëndësishme. Qëllimi i madh i Marotës është anulimi i të drejtës që ka Reali për të riblerë Alvaro Moratën. Sulmuesi spanjoll në dy vitet e fundit ka bërë diferencën duke bindur që të paguajnë çdo shifër.
Për këtë motiv Marota ka vendosur që t'i ofrojë edhe 25 milionë euro të tjerë Realit me kusht që klubi spanjoll të mos të ketë më asnjë të drejtë mbi kartonin e lojtarit. Kështu pritet që transferimi i Moratës t'i kushtojë "Zonjës" 45 milionë euro. Sulmuesi i talentuar nuk është i vetmi motiv që shtyn Marotën të udhëtojë drejt Madridit.
Sipas "Tuttosport", drejtuesi i Juventusit gjatë vizitës në kryeqytetin spanjoll do të bisedojë edhe me Iskon. Italiani shpreson që ta bindë fantazistin që të largohet nga "Santiago Bernabeu" me destinacion "Juventus Stadium".
Misioni i dytë do të jetë i vështirë për Marotën, pasi lojtari edhe më parë ka shprehur dëshirën për të qëndruar "blankos". Isko nuk do të jetë i vetmi prej lojtarëve që mund të transferohet në aksin Madrid-Torino. Mësohet se Aleks Sandro ka nisur prej kohësh që ta bindë Danilon të braktisë Realin për "Zonjën". Mbrojtësit lidhen nga një miqësi e ngushtë pasi njihen prej vitesh (jo vetëm janë bashkëkombës, por kanë qenë shok ekipi te Porto). Danilo do të transferohej në Torino për të zëvendë- suar Lihshtajnerin.
Berardi
Këtë fundjavë Marota ka arritur akordin me Skuincin sa i përket transferimit të Domeniko Berardit. Numri një i Sasuolos është dorëzuar përballë 25 milionë eurove që ka vendosur në pjatë Marota, i cili ka bindur edhe talentin italian.
Gomez
Drejtuesit e Juves do t'i bëjnë një ofertë Valencias për Andre Gomezin. "Regjisori" i talentuar portugez shikohet si pasuesi ideal i Andrea Pirlos. Afrimi i tij do të dërgonte në pozicionin e vet Markizion që do të merrte vendin e Pogbasë.