Vardi zbulon sekretin: Ranieri smë lë të praktikoj goditjet në portë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Epitetet për Xhemi Vardin janë ezauruar gati të gjithë. Për të përshkuar bomberin e Leiçesterit mund të na vijnë në ndihmë vetëm golat.
Falë 21 rrjetave të shënuara sulmuesi në fjalë u ka lejuar "dhelparve" që të luftojnë për titullin kampion me ekipe që në letër ishin si superfavorite.
Gjatë një interviste për revistën "Fourfourtwo" ka zbuluar një detaj mjaft interesant në lidhje me marrëdhënien e mrekullueshme që ka me golin.
"Përgatitësi im do që unë të pushoj të hënave, ditë kur ekipi përgatit goditjet. Këtë traditë do ta ruajmë pasi kështu kursej këmbët për të shënuar në ndeshjet që kanë rëndësi", tha Vardi. Sinergjia me "Drinky"-n - Edhe këtë javë në fushën e Sandërlendit ishin pikërisht dy golat të Vardisë ato që u dhuruan suksesin e radhës "dhelprave".
Njëri prej golave ishte një përsëritje e skemës që nuk kanë mundur të parandalojnë edhe shumë ekipe të tjera. Top i kalibruar i Drinkuotërit dhe sprint deciziv i Vardisë. Sulmuesi pranon se marrëdhënia që ka me "regjisorin" e ekipit është e veçantë.
"Drinki më njeh fare mirë. Unë nuk kam nevoja që ta shikoj, sepse me të nisur sprintin e di se do ta kem topin përpara meje", tha Vardi. Stima është reciproke, pasi edhe mesfushori ka vetëm fjalë të mira për 29-vjeçarin. "Nuk është nevoja që ta kërkoj me sy. Unë e di që ai është në lëvizje dhe me hapin e tij u krijon mjaft vështirësi mbrojtësve kundërshtarë", arsyeton Drinkuotëri. "Fair Play" i Ranierit - Ndërsa Klaudio Ranieri, gjatë një prononcimi për mediat tha: "Nëse Totenhemi do ta rrëmbejë titullin kampion do të jem unë i pari që do t'i bëj komplimentet e mia".