e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juventusi refuzoi 90 milionë euro për Pogbanë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi refuzoi 90 milionë euro për Pogbanë

Pol Pogba vlerësohet me të vërtetë 100 mil ionë euro nga Juventusi. Me kalimin e kohës zbulohen të tjera prapaskena që tregojnë forcën financiare të klubit piemontez që ndryshe nga ekipet e tjera italiane nuk shet për pak euro xhevahiret e vet.pogbaVjet bardhezinjtë u privuan prej shërbimeve të Vidalit, pasi Bajerni u pagoi një shifër të përafërt me 40 milionë euro. Ndërsa këtë vit duket se është radha e Pogbasë.

Sa i përket transferimit të francezit, Juventusi ka pasur si "aleat" të fortë ish-menaxherin e lojtarit, i cili pretendonte 10 milionë euro nga klubi i ri mesfushorit. Ka qenë kjo klauzolë që ka "trembur" vjet Çelsin dhe që ka shtyrë me një vit largimin e talentit. Të drejtat e imazhit "L'Equipe" i kishte kushtuar dje një pjesë të mirë të faqeve asaj që tani në Francë njihet si "Çështja Pogba".

Në 18 muajt e fundit, mesfushori i Juventusit ka qenë në një "betejë" ligjore me ishmenaxherin e tij, Oualid Tanazefti (numri një i një shoqërie këshillimi lojtarësh me qendër në Luksemburg). Ky i fundit, falë akordit që kishte lidhur me lojtarin në 2014-ën, kishte fituar të drejtën e administrimit të të drejtave të imazhit të klientit të tij.

Palët që ishin njohur që prej kohës kur Pogba aktivizohej për Le Havren tashmë nuk i kanë më asnjë detyrim njëra-tjetrës. Falë ndërmjetësimit të Mino Raiolës, Pogba është çliruar prej detyrimit që ka karshi Tanazeftit. "L'Equipe" ka bërë me dije se pikërisht Raiola e ka bindur lojtarin që t'i paguajë 10 milionë eurot ish-menaxherit.

Transferimi i munguar Më tej, "L'Equipe" sqaron se ka qenë pikërisht ky akord ai që ka penguar vjet transferimin e Pogbasë te Çelsi. 12 muaj më parë Murinjo ka tentuar që të sjellë francezin në "Stamford Bridge", por Abramoviç nuk ka pranuar që të jepte më shumë se 90 milionë euro për atë. Deri në momentin që Pogba nuk kishte "blerë" të drejtat e imazhit, praktikisht çdo klub që do të kërkonte të blinte duhej që të paguante 110 milionë euro (100 do t'i shkonin Juventusit, ndërkohë dhjetë të tjera do t'i shkonin ish-menaxherit).