Ibra ndryshon mendje: Ja e ardhmja ime
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pak ditë më parë pranoi interesin që kishin shfaqur në drejtim të tij disa skuadra të Premier Ligës. Teksa komentonte ofertat nga Anglia, Ibra shtoi se do të ishte i lumtur që të transferohej në ishull.
Por dje ka ndryshuar gjithçka. Vetë sulmuesi, në një tjetër prononcim rreth të ardhmes, ka përmendur fjalën "tërheqje".
Deklarata - "Gjithçka mund të ndodhë, them se do të ishte më mirë sikur të braktisja futbollin si lojtar në formë jo në perëndim. Kështu njerëzit do të ruanin një kujtim të mirë për mua. E ardhmja për mua është e qartë. Mund të them se kam vendosur se çfarë do të bëj", tha Ibra.
Oferta - Pak orë përpara deklaratës së Ibrës, Uest Hemi doli hapur dhe hodhi kandidaturën për të qenë ekipi i radhës i suedezit. "Do të më pëlqente që të blija Zlatanin, edhe pse është 34 vjeç është fantastik", tha presidenti i "Hammers"-ave, Sallivan.