e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juventusi jashte Liges se Kampioneve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi jashte Liges se Kampioneve

Wesley Sneijder ka shënuar një gol të vonshëm për Galatasarayn, për t’ia siguruar fitoren me rezultat minimal 1-0 dhe për të eliminuar Juventusin nga Liga e Kampionëve. Edhe pse ndeshja u desh të shtyhet për ditën e sotme për shkak të borës së madhe, për Juventusin nuk pat shpëtim por vetëm vonim, ashtu siç thuhet edhe në zhargonin e rrugës. Ndeshja në përgjithësi ishte e balancuar por nuk pati lojë të bukur për sy për shkak të gjendjes katastrofave të fushës në Turk Telekom Arena. Mirëpo, kjo nuk e ndali Galatasarayn që ta fitonte këtë ndeshje.

Kur po zhvillohej minuta e 85-të, Didier Drogba fiton një duel në ajër dhe i pason topin holandezit, Wesley Sneijder, i cili shënoi me mjeshtëri nën këmbët e Bonuccit, e që na bëri ta kujtojmë formën e tij të lartë që e kishte dikur te Interi. Me këtë fitore minimale Galatasaray ka zënë një vend në 16-shën e fundit të Ligës së Kampionëve, duke u kualifikuar nga pozita e dytë e grupit B me 7 pikë, ndërsa Juventusi me një pikë më pak mund t’i bëjë gati plaçkat e të kthehet në Itali.