E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juventusi do Hazard dhe Uillian

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi do Hazard dhe Uillian

Për tre vite u dashu ruan marrëzisht, por tani ka ardhur koha e luftës.uillian hazard Antonio Konte dhe Juventusi kanë nisur goditjet në distancë, në pritje që trajneri i Kombëtares së Italisë të marrë drejtimin e bluve të Londrës, pas Europianit 2016, në Francë.

46- vjeçari leçez, edhe pse është i fokusuar në ndërtimin e skuadrës që do të tentojë fronin kontinental në rang përfaqësuesesh, po punon njëkohësisht edhe në riformimin e Çelsit, i cili nga sezoni i ardhshëm me shumë mundësi do të ketë një kampionat të vështirë, pas këtij sezoni të falimentuar.

Konte kërkon të forcojë blutë me futbollistë që ai i njeh mirë, me njerëz të besuar dhe natyrisht që shumë prej tyre janë pjesë e Juventusit, por edhe lojtarë që ai solli në kombëtare dhe me ta do të kërkojë të surprizojë Europën nga 10 qershori e në vazhdim.

Ndërsa çështja e parë lidhet me rikthimin e Huan Kuadrados në "Stamford Bridge", pas huazimit 1- vjeçar në Torino, kërkesat e trajnerit italian janë dy: Leonardo Bonuçi dhe Simone Zaza. Mbrojtësi dhe sulmuesi italian janë pjesë e boshtit të Juventusit dhe të kombëtares, por Konte e di që për të ringritur Çelsin duhet investuar, por për këta të dy, italiani i ka nënvizuar presidentit Roman Abramoviç se sforco ekonomike është më se e domosdoshme, sepse në këtë mënyrë do të forconin dy reparte që dështuan sivjet.

Dhe kaq ka mjaftuar që miliarderi rus të urdhërojë sulmin ndaj Bonuçit dhe Zazas, por kundërpërgjigja nga ana e torinezëve ka qenë edhe më e fortë. Drejtori i përgjithshëm Xhuzepe Marota e ka marrë të qartë sinjalin, ndonëse përgjigja e tij ka qenë me doza ironie brenda: "Nëse doni Bonuçin dhe Zazan na jepni Hazardin dhe Uillianin".

Madje, duke parë se këto kontakte të nisura personalisht nga Antonio Konte me dy lojtarët që ai ka në grumbullim në kombëtare, nga selia e klubit nënvizojnë se kjo është një lojë e pisët që trajneri po bën, prandaj edhe nga Torino theksojnë se do të hapin zyrtarisht bisedimet me dy mesfushorët e Çelsit. Pa dyshim që Eden Hazard dhe Uillian janë dy emra shumë të lakmuar, jo vetëm nga Juventusi, por nga të gjitha superfuqitë e kontinentit, ndonëse duke parë konkurrencën dhe shifrat që dy lojtarëve e bluve kanë, vështirë se "Zonja e Vjetër" mund t'i përballojë. Gjithsesi, fakt është që mes Juves dhe Kontes lufta është ndezur...

Përgatiti: JETON STAMOLLA