e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juventus përmbys Milanin dhe prek titullin (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventus përmbys Milanin dhe prek titullin (VIDEO)

Milan - Juventus 1-2
Golat: Aleks 18'/ Mandzukiç 27', Pogba 65´
juventusMILAN (4-4-2): Donnarumma; Abate, Alex, Romagnoli, Antonelli; Honda, Montolivo, Kucka, Bonaventura; Bacca, Balotelli.
Trajner: Mihajloviç

JUVENTUS (3-5-2): Buffon; Rugani, Bonucci, Barzagli; Lichtsteiner, Asamoah, Marchisio, Pogba, Alex Sandro; Mandzukic, Morata.
Trajner: Alegri

Juventus ja del në "San Siro". Bardhezinjtë përmbysin Milanin dhe prekin titullin, duke shkuar në 76 pikëve, 9 më shumë se Napoli i vendit të dytë.

Alex i ka dhënë avantazhin skuadrës në minutën e 18 të takimit, ndërsa kroati Mandzukiç ka barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 27´.

Pjesa e parë është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1, ndërsa të dyja skuadrat kanë qenë kërkuese për të gjetur rrjetën e dytë.

Ndërkohë në fraksionin e dytë mesfushori francez, Pol Pogba ka dyfishuar shifrat për juventinët në minutën 65´.