Juventus nuk has rezistence ne Rome, mposht Lazio-n 2-0
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lazio ka qenë kafshatë e lehtë për Juventusin, i cili fitoi me rezultat 2-0 në Romë, në ndeshjen e fundit të kësaj jave në kampionatin italian të futbollit, Serie A.Arturo Vidal ka qenë heroi i bardhezinjve, duke realizuar dy gola në pjesën e parë. Fillimisht shënoi në minutën e tetë nga penalltia, ndërsa më pas, 20 minuta më vonë realizoi golin e qetësisë për skuadrën mike.
Me këtë fitore, ekipi i Antonio Contes i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit në Itali. Në anën tjetër, Lorik Cana me shokët e tij ngecën në luftën për vendin e tretë, i cili siguron një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.