e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cana pranon transferimin tek Hamburgu?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cana pranon transferimin tek Hamburgu?
Mediat gjermane bëjnë me dije se Lorik Cana sezonin e ardhshëm do të luajë me Hamburg. “Hamburger Morgenpost” shkruan se drejtuesit e Hamburg kanë kontaktuar me babain e Canës, por dhe me vetë kapitenin e kombëtares dhe këta të fundit kanë pranuar transferimin në Gjermani.

Cana është kthyer në titular të padiskutueshëm muajt e fundit tek Lacio, por duke luajtur në mbrojtje dhe jo në mesfushë. Lacio pritet që në merkaton e verës të blejë një mbrojtës dhe për këtë arsye aktivizimi i Canës nuk do të ishte më i sigurtë. Vlera e kartonit të Canës mendohet se është 2.8 milionë euro. Aktualisht ai përfiton 1.8 milionë euro në vit tek Lacio.