e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Irina Shayk refuzon kerkesen e gazetarit grek per te grisur fanellen e Mesit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Irina Shayk refuzon kerkesen e gazetarit grek per te grisur fanellen e Mesit
Ajo është e dashura e rivalit më të madh të Lionel Mesit, por ka treguar se është një femër altruiste. Bëhet fjalë për modelen ruse Irina Shayk, të dashurën e Kristiano Ronaldos.Kjo e fundit ka qenë në një festë të MTV që është organizuar në Greqi dhe në një moment, një gazetar grek i ka ofruar asaj një bluzë të Lionel Mesit dhe një palë gërshërë, duke kërkuar nga ajo që të priste fanellën e argjentinasit.

Por, edhe pse kërkesa e gazetarit ka qenë një shaka, Irina nuk ka pranuar ta bëjë këtë gjë, duke shmangur kështu një acarim të mundshëm të marrëdhënieve mes Mesit dhe Ronaldos, të cilët, edhe pse rivalë në fushën e futbollit, jashtë saj nuk janë konfrontuar kurrë, duke treguar respekt për njëri-tjetrin.