e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juventus-Bajern, sfida që vlen 980 milionë euro

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventus-Bajern, sfida që vlen 980 milionë euro

Juventus-Bajern do të jetë tërheqëse për t'u parë jo vetëm prej kampioneve që do të "parakalojnë" në fushë. Ky duel është një përballje e dy ekipeve që udhëhiqen nga e njëjta filozofi.

epa03648169 Munich's Arjen Robben (R) and Turin's Giorgio Chiellini vie for the ball during the UEFA Champions League quarter final first leg soccer match between FC Bayern Munich and Juventus Turin at München Arena in Munich, Germany, 02 April 2013. EPA/TOBIAS HASENdryshe nga ç'ndodh me simotrat e tyre nëpër botë, shoqëritë në fjalë përveç sukseseve sportive i kanë vendosur vetes për qëllim arritje edhe në fushën financiare. Stadiumi privat dhe shifrat e mëdha të arkëtuara janë emëruesi i përbashkët i këtyre dy ekipeve që për momentin kanë diferenca të mëdha në cilësinë e skuadrave që rreshtojnë në fushë.

Shumë kampionë - Skuadra e Bajernit të Mynihut, e cila ka një moshë mesatare relativisht të re (26,50), është e pasur me lojtarë, të cilëve kartoni u vlen shumë. Në portë qëndron Nojeri, i cili vlen 45 mln euro. Ndërkohë që për t'u përmendur janë edhe futbollistë si: Boateng (40), Martinez (25) dhe Alaba (45).

Në mesfushë, lojtarë si Vidal (37) dhe Tiago (25) rrisin edhe më shumë çmimin e ekipit që kam shifra stratosferike nëse llogarisim edhe sulmues si Levandovski (70), Myler (75) , Gëce (40) dhe Duglas Kosta (35). Në total 26 lojtarët e Bajernit kushtojnë plot 578,55 milionë euro.

Krenaria e "Zonjës" - Për të mbajtur lart krenarinë e "Zonjës së vjetër" mendojnë Leonardo Bonuçi (30) dhe Aleks Sandro (24). Italiani dhe braziliani janë lojtarët më të shtrenjtë të repartit defensiv të Juves. "Diamanti" i piemontezëve qëndron në mesfushë.

Sipas të dhënave që ofrohen nga portali i specializuar për vlerat e kartonëve të lojtarëve, "Transfermarkt", Pol Pogba është futbollisti më i shtrenjtë i bardhezinjve, pasi vlen plot 55 milionë euro. Në këtë repart lojtarët e tjerë që rrisin vlerën e ekipit janë Markizio (30) dhe Khedira (18).

Në sulm më të shtrenjtët janë Paulo Dibala (36), Alvaro Morata (23.50) dhe Huan Kuadrado (25). Në total, vlera e 26 lojtarëve të Juves (27,35 është mosha mesatare e grupit), shkon në 379,80 milionë euro.

Arkëtimet - Në bilancet e klubeve respektive, dallohet qartë diferenca e madhe edhe në arkëtime. Në vitin e fundit, Bajerni ka arkëtuar 474 milionë euro, ndërkohë që Juventusi 324 mln euro.