Italianët të sigurt: Konte është i Çelsit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Antonio Konte do të marrë drejtimin e Çelsit pasi të mbyllet kampionati Europian "Francë 2016".
Të paktën kështu shkruan sot "Gazzetta dello Sport" e cila thekson se Konte dhe Abramoviç kanë arritur një marrëveshje në princip që tekniku italian të drejtojë londinezët duke nisur nga sezoni i ri.
Tani gjithçka është në dorën e bosit të Çelsit, Abramoviç, i cili do të vendosë përfundimisht nëse do t'i besojë Kontes apo do të shohë për ndonjë alternativë tjetër. Kjo gazetë shpreh bindjen se akordi mes palëve është arritur.