e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Absurdi me gjyqtarët, pse nuk ishin 5

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Absurdi me gjyqtarët, pse nuk ishin 5

skSkënderbeu-Tirana, e cilësuar si një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 22-të, duket se nuk është trajtuar si e tillë. Në ndryshim nga Partizani-Kukësi, ku ishin caktuar edhe arbitër pas portave, në Korçë ata mungonin.

Vendim absurd ky nga ana e FSHF-së, pasi që të dyja këto duele luheshin për titull dhe Europë. Për më tepër, pikëpyetjet shtohen kur dihet që dje ishte ditë e hënë.

Pra, nuk kishte as fluks ndeshjesh dhe Komiteti i Arbitrave e ka pasur të pamundur që të përzgjedhë edhe dy gjyqtarë të tjerë, për të plotësuar pesëshen klasike që jemi mësuar për përballje "titanësh". Ndoshta po të ishte një gjyqtar pas porte, mund ta shihte ai, atë që Andi Koçi nuk e pa në të 82-ën minutë.