e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juve provokon Celtic-un, stervitet tek rivalet historike, Rangers

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juve provokon Celtic-un, stervitet tek rivalet historike, Rangers
Ndeshja e Champions League mes Celtic dhe Juventusit është ndezur përpara se të startojë. Për këtë ka menduar skuadra italiane, e cila ka vendosur të stërvitet në “Murray Park”, stadiumin e rivalëve historik të Celtic-ut, skuadrës së Rangers. “Ata po stërviten tek Rangers? Mund të bëjnë çfarë të duan”, ishte komenti nervoz i Neil Lennon, teknikut të Celtic.

Propozimi në fakt ka ardhur nga vetë skuadra e Rangers, e cila ka treguar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me ekipin italian, me shpresën që këta t’i marrin lavdinë rivalëve të urryer të qytetit.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Celtic të premtojnë një atmosferë edhe më të nxehtë në “Celtic Park”, për të shpresuar tek një fitore ndaj bardhezinjve, por edhe për të bërë të dështojë plani i rivalëve të qytetit.