e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Champions, Juventus perfekt, PSG fiton, por humb Ibren

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Champions, Juventus perfekt, PSG fiton, por humb Ibren
U luajtën edhe dy sfidat e para të Champions League për fazën 1/8, ku Juventus shkatërroi në “Celtic Park” Celtic-un 3-0 ndërsa PSG mposhti 1-2 në “Mestalla” Valencian. Festa e parizienëve u prish në fundin e lojës pas ndëshkimit me kartonin e kuq të Ibrahimovic.

Celtic – Juventus 0-3

Juventus ka hedhur një hap të rëndësishëm në kualifikimin për fazën çerekfinale pas fitores 3-0 në Skoci ndaj Celtic. Ishte një ndeshje mjaft e mirë ajo e kampionëve të Italisë. Miqtë e nisën mjaft mirë takimin duke rrezikuar disa herë portën e vendasve.  Një top i gjatë i Pelusos gjeti mjaft mirë sulmuesin Matri, i cili nuk e pati të vështirë që ta kalonte tipin poshtë këmbëve të portierit Wilson.

Fraksioni i parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa i dyti nisi sërish pozitiv për Juventusin. Për të dyfishuar rezultatin mendoi Claudio Marchisio. Pikërisht atëherë kur Celtic po luante mjaft mirë, Marchisio i ndëshkoi vendasit, pasi morri një top të artë nga sulmuesi Matri.  Edhe në golin e tretë ishte përsëri ai, Marchisio, i cili u bë sërish protagonist duke asistuar për Mirko Vucinic. Malazezi nuk e pati aspak të vështirë të shënonte golin e tretë për skuadrën e tij.

Valencia – PSG 1-2

PSG arriti të kalonte Valemcian në transfertë por festa e tyre u prish nga Ibrahimovic, i cili në minutën e fundit u ndëshkua me kartonin e kuq, duke humbur kështu ndeshjen e kthimit.

Gjithsesi, PSG arriti që të përmbushte pritshmëritë e Ancelottit, i cili më herët deklaroi se në “Mestalla” kërkonte vetëm fitoren. PSG e nisi mjaft mirë ndeshjen, edhe pse Valencia dominoi në mbajtjen e topit. Lavezzi morri një asist nga Pastore dhe kaloi të tijtë në avantazh që në minutën e 10-të të takimit. Në mbyllje të pjesës së parë, i riu Pastore arriti të dyfishonte shifrat për miqtë duke bërë që stadiumi “Mestalla” të heshte.

Pjesa e dytë nisi përsëri me Valencian, e cila qarkullonte topin mjaft mirë por pa mundur që të konkretizonte.  Fundi i ndeshjes pati rezervuar edhe surprizat.