e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juve, Alegri eshte trajneri i ri. 2 vjet kontrate me 2 mln euro ne vit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juve, Alegri eshte trajneri i ri. 2 vjet kontrate me 2 mln euro ne vit

Masimiliano Alegri është trajneri i ri i Juventusit. Ish-tekniku i Milanit, ka arritur një marrëveshje 2-vjeçare me bardhezinjtë, me 2 milionë euro në vit, plus shpërblimet dhe do të zëvendësojë në stol Antonio Konten.

Bisedimet u mbyllën brenda pak orësh pas një takimi me administratorin e deleguar juventin Marota. Trajneri livornez do të paraqitet sot para shtypit në orën 15:00 në “Juventus Stadium”. Së bashku me të në konferencë do të jetë edhe Bepe Marota. Kësisoj, Juventusi i ri do të nisë nga Alegri, trajneri i individualizuar nga presidenti Anjeli pas lamtumirës së papritur të Kontes. Në Torino nuk humbën kohë dhe i mbyllën bisedimet menjëherë, ndonëse marrëveshja verbale ishte arritur që dje në mbrëmje.