e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Jupi kërkon mbështetjen e tifozëve ndaj Hungarisë: Në shtëpi kemi më tepër presion

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Jupi kërkon mbështetjen e tifozëve ndaj Hungarisë: Në shtëpi kemi më tepër presion

Pak ditë pas barazimit 0-0 ndaj Greqisë, trajneri i ekipit kombëtar shpresa Redi Jupi shprehet optimist për një rezultat pozitiv.

redi_jupi_interviste"Ekipi gëzon një formë të mirë dhe atmosfera brenda grupit është optimiste. E kemi përgatitur mirë këtë ndeshje dhe shpresojmë të tregojmë vlerat tona. Veçanërisht në pjesën ofensive ku kemi edhe kualitete",-ka thënë ai sipas "FSHF"-së.

Ndeshja kundër Hungarisë do të luhet në "Elbasan Arena" në ora 20.00. Për këtë sfidë të rëndësishme për eliminatoret e "Euro 2017", Jupi u bëri thirrje tifozëve për një mbështetje më të madhe.

"E rëndësishme është që edhe në këtë ndeshje skuadra të tregojë qendrueshmëri dhe rritje në lojën e saj. Sa më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm të tregohemi, aq më shumë i rrisim shanset tona për ta fituar takimin. Shpresoj të kemi edhe mbështetjen e tifozëve tanë, në stadiumin "Elbasan Arena", për të dhënë më të mirën në këtë takim",-tha ai.

Ndërsa vlerësoi kundërshtarët që U-21 do të kenë përballë në sfidën e radhës.

"Ndeshjet në shtëpi janë gjithmonë të veçanta dhe kanë më tepër presion ndaj skuadrës. Jemi duke u përgatitur për të dalë sa më mirë në këtë ndeshje.

Kuptohet që çdo takim ka specifikën e vet dhe ne kështu kemi vepruar duke i marrë ndeshjet një e nga një. Sa i takon skuadrës kundërshtare, ajo meriton respekt se pse përfaqëson një shkollë të njohur në Europë, që vitet e fundit po punon mjaft mirë, sidomos me moshat".