e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Josa i përgjigjet Shkëmbit: Është i rëndësishëm për mua

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Josa i përgjigjet Shkëmbit: Është i rëndësishëm për mua

Në prag të sfidës së nesërme ndaj Teutës trajneri Mirel Josa ka dalë në konferencën për shtyp ku është shprehur që skuadra duhet të ruajë ritmin dhe të shkojë në përballjen e rradhës në kampionat që luhet ndaj rivalit më të afërt Partizanit me të paktën të njëjtën diferencë, +4 pikë.JOsa-dhe-Shkembi-653x420 Tekniku kryeqytetas gjithashtu u ndal edhe te situata e tensionuar që po kalon klubi për shkak të pakënaqësive të shprehura nga Plaku dhe Shkëmbi.

Josa është shprehur se Skëndërbeu funksionon si një familje, ndaj Plaku duhej të kishte zgjidhur me trajnerin dhe jo të shprehej në media. Nsërsa për Shkëmbin Josa mendon se nuk ka një çështje në ekip dhe se kapiteni shihet si një lojtar i rëndësishëm nga ai.

Plaku "Sa i përket është një problem që përpara ndeshjes nuk dua ti jap kompozitet. Mendoj që ka qënë një keqkuptim, por ky pretendim i Plakut në media nuk ka qënë i drejtë. Kishte shumë mundësi që çdo gjë ta sqaronte me mua, për faktin që jemi një familje dhe gjithçka duhet zgjidhur brenda për brenda".

Shkëmbi Lidhur me intervistën e kapitenit për "Panorama Sport" ku deklaronte se ishte i pakënaqur nga trajtimi që po i bëhej dhe se do të largohej në verë, Josa u shpreh:

"Unë nuk mund të jap formacion. Nuk ka çështje "Shkëmbi". Është i rëndësishëm për ne e kam thënë edhe më parë por janë 4-5 lojtarë që luajnë në atë pozicion dhe po luajnë lojtarët që janë më mirë fizikisht. Një lojtar mund ta nisë lojën nga fillimi ose gjatë saj, ndaj për mua është i rëndësishëm".

Teuta Më pas trajneri ka folur edhe për sfidën ndaj teutës, ku theksoi se e rëndësishme është të ruhet diferenca me +4 pikë ndaj Partizanit.

"Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi gjithmonë kemi hasur vështirësi në Korçë dhe në Durrës. Ata luajnë lirshëm, pasi pikët e tyre i kanë realizuar dhe duhet të mbledhin sa më tepër për europën. Ne jemi në vend të parë dhe ndiqemi nga Partizani që luan në Ballsht dhe duam të shkojmë në atë ndeshje me të paktën diferencën që kemi.

"Është një ndeshje që ka rëndësi të veçantë pasi luajmë ndaj një skuadre që ka pretendime për Europë. Ecuria e Teutës duhet vlerësuar për mënyrën si luan, entuziasmin, forcën fizike dhe cilësisë si skuadër.

Çdo skuadër gjatë ecurisë së saj ka mungesa të cilat janë pjesë e futbollit, qofshin dëmtime ose pezullime kështu që kemi forcën që këto mungesa ti zëvëndësojmë", tha në fundin e fjalës së tij tekniku Skëndërbeut.