e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gashi tregon pse zgjodhi Amerikën: De Biazi më inkurajoi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gashi tregon pse zgjodhi Amerikën: De Biazi më inkurajoi

Shkëlzen Gashi e ka nisur me humbje aventurën e tij në Amerikë me Kolorado Rapids. Gjatë një interviste për "Blick" ai ka treguar përshtatjen e tij në futbollin e MLS duke deklaruar se zgjedhja e tij nuk ishte për shkak të parave. gashi shkelzen"Jam duke u përshtatur mjaft mirë këtu. Njerëzit janë të dashur dhe shumë miqësorë. Po shkoj në një kurs anglishteje për të përforcuar gjuhën. Qyteti më pëlqen dhe po ndihem mjaft mirë këtu", ka thënë fillimisht Gashi.

Më pas ai është ngacmuar nga gazetari se ka zgjedhur MLS për paratë. "Nuk kam ardhur këtu për para. Nëse do ishte kështu, do kisha zgjedhur Kinën, apo Arabinë.

Në Amerikë luajnë emra të mëdhenj si Kaka, Xherard, Pirlo, apo Lampard, ndaj mendoj se është një kampionat shumë i fortë", tha më tej sulmuesi kuqezi.

Ndërkaq, i pyetur në lidhje me Kombëtaren, Gashi u shpreh se ai nuk e nduien rrezikun se mund të humbasë Europianin. "Unë do punoj fort që të jem gati sa herë që Shqipëria të ketë nevojë për mua.

Para se të bëja këtë zgjedhje, fola me trajnerin De Biazi dhe ai më inkurajoi duke më mbështetur plotësisht", tha në fund të intervistës sulmuesi shqiptar.

gashi