Bejl zbulon kurën shëruese, do të luajë me çorape të grisura
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Garet Bejl ka pësuar dëmtime në mënyrë të vazhdueshme te Reali i Madridit, sidomos në pulpat e këmbëve.
Mjekët kanë arritur në përfundimin se frika e tij për t'u dëmtuar sërish ndikon negativisht dhe shton stresin te futbollisti.
Si rrjedhojë, edhe muskujt i ka të tendosur dhe është më i prirë të dëmtohet në të njëjtin vend. Ata "zbuluan" kurën shëruese dhe bëhet fjalë për çorape të grisura.
Po, po! Çorape të grisura në vendin ku lojtari është dëmtuar. Duke mos qenë të ngushta në atë pjesë, Garet nuk do ta ketë mendjen te muskujt, por do të luajë më lirshëm. Një metodë që sapo ka nisur të aplikohet tek ai, por është ende për t'u parë se sa e suksesshme do të jetë.