e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Josa flet para sfidës Skënderbeu-Tirana: Në luftë nuk është vetëm Partizani

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Josa flet para sfidës Skënderbeu-Tirana: Në luftë nuk është vetëm Partizani

Një ditë para ndeshjes me Tiranën, trajner i i Skënderbeut, Mirel Josa, thotë se sfida nuk është vendimtare për titullin, por një fitore e bardhebluve do t'i rikthente ata pretendentë bashkë me Partizanin.

Mirel-Josa-4-1"Në luftë nuk është vetëm Partizani, por është edhe Tirana, sepse nëse Tirana e mbyll me rezultat pozitiv ndeshjen ndaj nesh, atëherë do të shohim një skuadër që do të ketë pretendime të tjera. Nuk e shoh një sfidë vendimtare në luftën për titull, por nëse do të fitojmë do të lëm shumë mbrapa një skuadër e cila nga momenti në moment mund të bëhet pretendente. Për këtë arsye, ndeshjen me Tiranën e shoh si një sfidë direkte",-ka thënë Mirel Josa.

Ai ka folur edhe për mungesat e ekipit kundërshtar."Tirana bëhet më e rrezikshme, sepse rrugën e vetme për të dalë në Europë e ka nga kampionati. Ecuria e Tiranës në këtë periudhë ka qenë pozitive dhe eliminimi nga kupa nuk do të thotë asgjë, pasi janë gjëra që ndodhin në futboll. Pavarësisht trumbetimit që vjen me mungesa apo që është pa lojtarët kryesorë, përsëri Tirana mbetet një skuadër e rrezikshme dhe duhet të bëjmë kujdes",-ka thënë ai.

Ndërsa ka shtuar se Tirana ka lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë në mesfushë dhe në sulm. "Presim një kundërshtar solid mbi të gjitha në mesfushë, ku luajnë Muzaka, Lika, Fukui apo dy qendrorët Malaj dhe Karabeci. Duhet t'i përgjigjemi me forcën tonë, me soliditetin tonë; cilësia vjen më mbrapa",-ka deklaruar Josa.

Skënderbeu dhe Tirana do të përballen mbrëmjen e së hënës në orën 18:00, në ndeshjen e vlefshme për Javën e 22 të Superligës.