e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kaos në Turqi/ Arbitri la skuadrën me 7 lojtarë, futbollistët i japin të kuq (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kaos në Turqi/ Arbitri la skuadrën me 7 lojtarë, futbollistët i japin të kuq (VIDEO)

Numri i lartë i kartonëve të kuq të vënë në ndeshjen mes Gallatasarait dhe Trabzonsporit (2-1), po bën xhiron e botës.

GettyImages-511572_2702243aPlot katër kartonë të kuq u dhanë nga arbitri Deniz Bitnel në takimin e kësaj të diele. Fillimisht, kartonin e parë të kuq e mori Ozer Hurmaci pas ndëshkimit për të dytën herë me karton të verdhë me skuadrën e Trabzonsporit.

Më pas, radha i erdhi shokut të tij të skuadrës Demir. Në minutën e 70´ të pjesës së dytë, arbitri i akordoi kartonin tjetër të kuq, pas ishte ndëshkuar njëherë me të verdhë.

Untitled-11Rezultati në këtë kohë ishte 1-1 për të dyja skuadrat. Ndërsa pak minuta para përfundimit të takimit, arbitri dha edhe dy kartonë të kuq, po për skuadrën mike të Trabzonsporit.

Lojtar i tretë që u detyrua të lërë fushën e lojës ishte Luis Pedro Kavanda dhe po në këtë kohë, u ndëshkua edhe Salih Dursun. E veçanta e këtij takimi ishte edhe gjesti i këtij të fundit. Dursun i mori kartonin e kuq arbitrit Bitnel dhe ia drejtoi në shenjë proteste. Pas daljes së tij nga fusha, Selçuk Inan realizoi penalltinë për Gallagasarain duke fituar me rezultatin 2-1.