e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Josa: Shkëmbi si Toti, skam kontratë për Europën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Josa: Shkëmbi si Toti, skam kontratë për Europën

Për trajnerin e Skënderbeut, Mirel Josa, titulli kampion është shumë më i rëndësishëm se Kupa e Shqipërisë. Një gjë të tillë trajneri e ka thënë në emisionin "Rubrika Sportive" në TVSH, ku ka qenë i ftuar. Ai gjithashtu ka komentuar edhe garën me Partizanin, duke shprehur se ende nuk ka mbaruar asgjë.Skenderbeu-Flamurtari 1-0 (Superkupa), Josa pergezon Shkembin

Gjashtë pikë larg ndjekësit më të afërt, megjithatë ende nuk buzëqeshni?

Është diferencë që u shtua edhe dy pikë, por duhet të jemi të kujdesshëm. Kemi pasur diferencë edhe më të madhe vitet e kaluara, por nuk kam qenë i qetë. Partizani akoma nuk ka hequr dorë nga objektivat për të fituar, kështu që siguri nuk ka deri në fund. Orekset e skuadrave që të ndjekin vijnë duke u shtuar nëse ti gabon.

I trembeshit Vllaznisë, edhe pse kishte deklaruar se do të luante lirshëm?

Fillimisht dua të them se Vllaznia s'e kishte deklaruar një gjë të tillë, pasi të luash lirshëm futboll është diçka pozitive. Vllaznia është ekip që luan futboll, por duke parë humbjen e Bylisit më parë, ata ishin më të lirshëm, pasi diferenca me ballshiotët s'u zvogëlua. Por, në pjesën e dytë shkodranët luajtën thjesht dhe na vunë në vështirësi në minutën e fundit, pas së cilës nuk kishim kohë të rikuperonim. Unë s'merrem me Vllazninë, e kam me skuadrën time që, në krahasim me ndeshjet e tjera, menduam se fitorja do të vinte vetë.

Duket sikur janë ditët e Latifit, që po bën paraqitje të mirë?

Futboll luan e gjithë skuadra e Skënderbeut jo vetëm Latifi, i cili është lojtar që ka cilësi të mira teknike dhe shpejtësi, por do të jem i kënaqur nëse ai ruan vazhdimësinë, pasi këtë javë ka luajtur tri ndeshje dhe i ka përballuar mirë. Nëse ka vazhdimësi, do ta shohim shumë më lart.

Skënderbeu nuk kishte Salihin dhe la në stol Osmanin...

Jam i kënaqur nga paraqitjet e Osmanit në gjysmën e dytë të kampionatit, ka punuar mirë. Por, unë kam në ekip tre qendërmbrojtës dhe Lulajn. Nuk është e thënë se ai s'do të luajë në ndeshjet e ardhshme se nuk u aktivizua ndaj Vllaznisë.

Presidenti Takaj ka deklaruar se diferenca prej gjashtë pikësh me Partizanin do të thellohet në ndeshjet e ardhshme?

Unë nuk merrem me deklaratat e Takajt. Më interesojnë ato të futbollistëve të mi. Të gjithë e duam diferencën e thellë që të jemi të qetë në vazhdimësi. Por, do të kemi kundërshtare skuadra të forta, që kanë objektivat e tyre. Kështu që s'kemi asnjë lloj sigurie. Nëse i keni ndjekur deklaratat e mia për të gjithë ekipet, e kam thënë se skuadra ime duhet ta llogarisë sikur Partizani i fiton të gjitha ndeshjet. Nuk kam thënë që Partizani do t'i marrë ndeshjet në këtë apo atë formë. Jam shprehur, sigurisht për të motivuar lojtarët e mi, se: Ju duhet ta llogarisni sikur Partizani i fiton të gjitha ndeshjet, se çfarë bëjmë ne është punë tjetër. Kemi edhe ndeshjen direkte me Partizanin, që normalisht llogarisim ta fitojmë.

Duke qenë se loja e Skënderbeut ka qenë e bazuar kryesisht te Shkëmbi, sa i kënaqur jeni me ndryshimin e lojës së ekipit tuaj, tani që ai nuk është në fushë?

I dimë të gjithë vlerat e Bledit, por në të njëjtën situatë është edhe Roma me Totin. Shkëmbi luan si mesfushor qendre, është lojtar që rrallëherë i vijnë futbollit shqiptar. Por, duhet më shumë markim në aksionet e kundërshtarit. Për momentin këtë gjë na i ka dhënë Lilaj dhe Orelesi, ose Eskuerdinja. Më Lilajn jam i kënaqur pasi e ka rritur nivelin e lojës, ndërsa nga Orelesi pres edhe më shumë, por duke luajtur edhe ai do ta ngrejë nivelin. Ndërsa si cilësi dhe bukuri loje kemi humbur pak, por më pëlqen më shumë forca dhe kompaktësia e skuadrës.

Ndieni se keni një skuadër më të fortë nga ajo e sezonit të kaluar, duke iu referuar Kupave të Europës?

Nuk mund të flas për këtë çështje, pasi s'e kam mbyllur kontratën me Skënderbeun për vitin e ardhshëm.

Vazhdoni të keni ofertë nga Azerbajxhani?

Nuk merrem me oferta pa mbaruar këtë kampionat.

Ç'mund të na thoni për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit?

Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, pasi Laçi është një ekip ekspert i Kupës, kështu që ne duhet të shohim për rikuperimin e lojtarëve. Salihi nuk do të rikthehet në mesjavë, por të shohim për ndeshjen ndaj Kukësit në kampionat. Ai është në Athinë dhe vazhdon terapinë. Nëse do t'ju jepej mundë- sia të zgjidhnit, do ta linit Kupën për të fituar kampionatin? Unë personalisht jo. Nëse do të zgjidhja një nga të dyja, natyrisht që do zgjidhja kampionatin.