70-vjetori i Partizanit, vërshëllima thumbuese dhe largimet para kohe të VIP-ave
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Për mbrëmjen Gala të festimit të 70-vjetorit organizatorët zgjodhën Pallatin e Kongreseve, tavani i të cilit për koincidencë është i mbushur plot me yje pesëcepëshe me ngjyrë të bardhë.
Fillimi i ceremonisë e gjeti plot. Mirëpo, duke parë se programacioni ishte i gjatë, rreth tre orë, me kalimin e kohës nisën të ndodhnin edhe firot e para. Pa dyshim ata që nuk u larguan ishin tifozët, të cilët me brohorimat e tyre, koreografinë dhe shumë gjëra të tjera e bënë atmosferën edhe më festive.
-Në ceremoni nuk munguan edhe sportistë, të cilët, përveç fanellës së Partizanit, gjatë karrierës së tyre kanë mbajtur veshur edhe uniforma të tjera. Madje, në këtë mbrëmje kishte dhe një dyndje bardheblu, ku përveç ish-sportistëve, prezent ishte edhe ishfutbollisti dhe trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça, i cili aktualisht mban detyrën e shefit shumësportësh të Partizanit.
-Ceremonia nisi me një kolazh pamjesh ku jepej veprimtaria e Partizanit ndër vite në të gjitha disiplinat që kanë përfaqësuar Sport Klub Partizani. Jo pa qëllim në këtë 70-vjetor u kujtuan të gjithë sportistët, madje kur në imazhe dilnin pamje të derbeve ovacionet e tifozëve ishin në shkallën maksimale.
-Për prezantimin e ceremonisë ishin përzgjedhur Kastriot Çaushi dhe Ilda Bejleri, të cilët pranuan ndjesinë e tyre ndaj klubit. "Kam luajtur shumë role partizanësh në karrierën time si aktor, por më i lirshëm dhe vetvetja ndihesha kur shkoja në stadium si tifoz i Partizanit", u shpreh Kastriot Çaushi. Nga mesi i ceremonisë dy tifozë u ngjitën në skenë dhe u vunë prezantuesve nga një shall të tifo-grupit "Ultras Guerrils". "Kjo është medalja më e bukur për mua në këtë mbrëmje", u shpreh prezantuesja Bejleri.
-Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, tifozët e Partizanit shpërthyen në thirrjet: "Shqipëri Etnike!".
-Fjalën përmbyllëse të Agim Fagut e ka ndalur për një moment shpalosja e një banderole me fotografinë e Petrit Dumes.
- Në këtë ceremoni ishte përzgjedhur të fliste edhe historiani Pëllumb Xhufi, por në momentin që iu kërkua të ngjitej në skenë ai nuk ishte prezent, pasi e kishte lënë sallën rreth 20 minuta më herët.
-Artistët e përzgjedhur për këtë mbrëmje festive kishin shtrije mbarëkombëtare si Bashkim Alibali, Myfarete Laze, Qerim Sula, Eli Fara, Aurela Gaçe, Shpat Kasapi, Hysni Zela, si dhe grupe të tjera.
- Pas përfundimit të interpretimit të këngëtarit shkodran Bashkim Alibali, tifozët e kuq kanë brohoritur emrin e Xhevahir Sukajt. Në këtë mbrëmje nuk munguan as vërshëllimat e tifozëve, siç ishte rasti i përmendjes së emrit të presidentit të FSHF-së nga Miço Papadhopulli, si dhe në momentin kur u tha se do të kishte edhe serenata korçare.
-Shpat Kasapi, ndonëse vjen nga Maqedonia, pohoi se është tifoz i Partizanit, ndërsa Myfarete Laze pohoi se kur ishte e vogël babai e merrte me vete për të parë basketboll, pasi në Shkodër ishte festë kur shkonte "Fagu i madh". -Në fund të ceremonisë festive, tifozët e kuq kanë nd