Josa: Rezultat pozitiv, e arritëm me 10 lojtarë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Josa Trajneri i Skënderbeut Mirel Josa duket i kënaqur me barazimin e sotëm të arrritur në transfertë ndaj Bylisit. Numri një i stolit korçar u shpreh për "TVSH" se nga mënyra si shkoi ndeshja, ky rezultat është i mirë për ekipin.
"Vuajtëm shumë në këtë ndeshje, pasi na penalizoi shumë dalja me të kuq e Jashanicës. Bylisi ka luajtur shumë mirë dhe e meritoi pikën qe mori.
Për fat të mirë arritëm të barazojmë edhe pse me vonesë. Ishte e vështirë pasi ishim një lojtar më pak. Gjithsesi e quaj pozitiv këtë rezultat për vetë faktin se e arritem me 10 lojtarë.
Tani të mëndojmë për ndeshjet e ardhshme dhe të mos merremi me rivalët. Kemi shumë gabime për të korigjhuar dhe duhen analizuar për t'i përmirësuar në vazhdim", ka ka deklaruar pas ndeshjes Mirel josa.