Zilxhoviç: Krenar për ekipin tim, luajtëm pa frikë ndaj më të mirëve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Bylisit Adnand Zilxhoviç ka qenë mjaft i kënaqur nga paraqitja e ekipit të tij në barazimin që morën sot ndaj Skënderbeut 1-1.
Trajneri boshnjak ka deklauar për "TVSH" se është krenar për ekipin e tij. "Të luash ndaj kampionëve kështu si ne sot nuk është një gjë e lehtë. Ne u futëm pa frikë në fushën e lojës dhe këtë gjë e panë të gjithë.
Pika e marrë mund të na shërbejë shumë në të ardhmen.
Jam krenar për lojtarët e mi pasi kanë vënë në vështirësi dhe kanë luajtur shumë mirë ndaj ekipit më të mirë në Shqipëri. Nuk duhet të mërzitemi, por duhet të vazhdojmë me këto ritme", ka deklaruar pas ndeshjes trajneri i ballshiotëve.