e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mançesteri ndal Arsenalin, dopieta e Rashford shpëton Van Galin (video)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mançesteri ndal Arsenalin, dopieta e Rashford shpëton Van Galin (video)

Arsenali ndalet nga Mançester Junajtid në luftën për titull. Mançesteri fitoi këtë të diel sfidën ndaj topçinjve me rezultatin 3-2. Dopieta e Rashford në minutën e 29´ dhe të 32´-të i dha përparësinë vendasve, ndërsa Vellbek ngushtoi rezultatin 8 minuta më pas. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-1 për Mançesterin.

03_28155657_433a70_2713843aSkuadra e Van Galit shfaqet më kërkuese ndaj golit duke thelluar rezultatin në minutën e 65´ të pjesës së dytë. Mesut Ozil ngushtoi shifrat katër minuta më pas, por rezultati final do të gëzonte më shumë Van Galin, kaq shumë të kritikuar për lojën e Mançester Junajtid në Premier Ligë.

Me këtë rezultat Mançesteri ngjitet në vendin e 5-të me 44 pikë, ndërsa Arsenali ndalet në vendin e 3 me 51 pikë.

FORMACIONET:

Manchester United: De Gea; Varela, Carrick, Blind, Rojo; Schneiderlin, Herrera; Lingard, Mata, Memphis; Rashford

Arsenal: Cech; Bellerin, Gabriel, Koscielny, Monreal; Ramsey, Coquelin; Walcott, Ozil, Sanchez; Welbeck