Josa: Beme krenare te gjithe shqiptaret, jemi me kembe ne toke
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa si gjithmonë mundohet të qëndrojë me këmbë në tokë. Megjithatë ai nuk e fsheh gëzimin dhe ia dedikon këtë sukses lojtarëve të tij si dhe gjithë tifozerisë korçare.
“Kemi arritur një rezultat fantastik dhe kemi bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Ja dedikoj futbollistëve dhe tifozëve gjithë këtë ecuri pasi e meritojnë. Ne po festojmë tani pasi vërtet e meritojmë. Nuk mund të themi qse cfarë synimi do të kemi me kundërshtarin e ardshëm pasi fillimisht duhet të presim shortin.
Ta shijojmë njëherë këtë moment dhe më pas të mendojmë për ndeshjet e tjera. Do të preferoja një kundërshtar të madh si Selltiku përballë në Play-Off. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë ëndrrën tonë”, deklroi për “Supersport” Mirel Josa.