e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Januzaj shenon golin e pare per United

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Januzaj shenon golin e pare per United

Mesfushori sensacional shqiptar, Adnan Janzuaj, e ka realizuar golin e tij të parë për ekipin e parë të Manchester Unitedit në ndeshjen miqësore ndaj Kitchees. United që po qëndron në Azi për turneun parasezonal, është duke e zhvilluar në këto momente ndeshjen miqësore ndaj ekipit nga Hong Kongu, Kitchees. Pas pjesës së parë epërsia në këtë takim ishte me rezultat 3-0 për Djajtë, me golat e Danny Ëelbeck, Chris Smalling dhe Rafael.

Me të filluar pjesa e dytë, pas një depërtimi të bukur nga krahu të një prej lojtarëve të United, ishte Adnani ai që e përcolli mirë aksionin dhe kërceu lart për të goditur me kokë dhe për të realzuar golin e tij të parë në fanellën e ekipit parë të Manchester United. Ishte ky goli për rezultatin 4-0, që në masë të madhe edhe ia siguroi fitoren Unitedit në këtë takim përkundër pranimit të golave tjerë. Andan Januzaj është thënë se po kërkohet nga Juventusi, por David Moyes sipas të gjitha gjasave do ta mbajë këtë super talent, i cili pos pasimeve të sakta dhe vertikalizimeve fenomenale, ka edhe instinktin e një golashënuesi.