Granit Xhaka: Kam deshire qe ta shoh Shqiperine ne Boterorin 2014
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, që luan për kombëtaren zviceriane, shprehet se dëshiron që Shqipëria të marrë pjesë në Botërorin e Brazilit. Ai thotë se futbollistët e kombëtares shqiptare duhet të besojnë për përmbushjen e këtij objektivi.
Xhaka shkruan në faqen e tij në Facebook:
“Kam deshirë që ta shoh Shqipërinë në Botërorin 2014. Kualifikimi i Shqipërisë në Botëror do të ishte një arritje e shkëlqyer e lojtarëve shqiptarë. Unë besoj që Shqipëria do të arrijë, lojtarët duhet të kenë gjithmonë besim dhe të mos ndalen për të arritur atë që duan.” Xhaka u vu në qendër të diskutimeve, së bashku me Shaqirin, gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër, pasi u akuzua se refuzoi që të vishte fanellën e kombëtares shqiptare. Por, ai fitoi admirimin e tifozëve shqiptarë pas përfundimit të ndeshjes, pasi gjatë një rasti të pastër për gol, u duk se e humbi qëllimisht atë.