Oferte e cmendur e Realit, 93 milion euro per Bejl
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Real Madrid ka bërë një ofertë të çmendur prej 93 milion euro për blerjen e mesfushorit të Totenhem, Garet Bejl. Lajmi bëhet me dije nga ana e mediave britanike. Sipas tyre, Totenhem është duke rezistuar dhe kërkon të arrihet minumi 96 milion euro, aq sa pagoi Reali për blerjen e Kristiano Ronaldos nga Junaited, duke e kthyer atë në blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Dy ditë më parë, mediat bënë me dije se Totenhem nuk e shet Bej pa 120 milion euro, por shifra e ofruar nga Reali është e konsiderueshme dhe për më tepër, përcaktuese pritet që të jetë dëshira e Bejl. Ai e ka shprehur hapur se dëshiron që të luajë për Realin dhe për Totenhem do të jetë e vështirë që ta mbajë në ekip.