Messi me i miri ne bote, Ronaldo i treti
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka fituar për herë të tretë çmimin e lojtarit më të mirë në botë nga portali më i madh i lajmeve të futbollit në botë, “Goal.com”.
Argjentinasi fitoi çmimin e “Goal” si lojtari më i mirë pasi mori më shumë vota më shumë nga 49 lojtarët e tjerë në konkurrencë për çmimin “Goal Top 50”. Messi gjatë sezonit të kaluar arriti kuotën e 91 golave për vitin 2012 për të thyer rekordin e Gerd Muller dhe 500 gazetarë të portalit “Goal” nga anë e mbanë bota kanë votuar për lojtarin më të mirë në botë, ku Lionel Messi ka marrë më shumë vota.
Ai në renditje ka dalë para Franck Ribery-s në vendin e dytë, i cili ndihmoi Bayernin e Munichu-t drejt tripletës, teksa Cristiano Ronaldo është në vendin e tretë. Pasi pranoi çmimin, Messi u shpreh i ngazëllyer për këtë arritje individuale që për të nuk është aq e rëndësishme.
“Jam shumë i kënaqur për këtë. Si lojtarë, ne punojmë gjatë gjithë vitit për të fituar trofe me ekipin, ne nuk kërkojmë trofe individualë, por kur ato vijnë është një motiv shtesë e që na japin forcë të vazhdojmë tutje në rrugën e njëjtë”, ka theksuar Messi për “Goal.com”. Lionel Messi e ka fituar edhe dy herë të tjera këtë çmim, në vitin 2009 dhe 2011. Ai është lojtari që e ka fituar më shumë këtë çmim, pasi Ronaldo e ka fituar dy herë atë.