'Ja si i binda gjermanet qe te mbaj flamurin shqiptar'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
I saposhpallur kampion bote në Tai & Kikboks, duke garuar për Gjermaninë, Ismail (Xhoni) Keta ka zbarkuar në Tiranë. Titullin e fi toi pasi mundi kampionin e Hungarisë, Jozef Ziklodi, pas 5 “knockdown”-esh radhazi. Djali nga Bulqiza, gjatë promovimit të gjerdanit të artë, ka rrëfyer edhe një detaj shumë interesant që ka lidhje me paraqitjen e tij në ring në ndeshjet e mëdha. Edhe pse ai garon për llogari të shtetit gjerman, Ismaili, sa herë që ngjitet në ring shfaqet i mbështjellë me një flamur shqiptar, të cilin ai e mban në zemër, ndërsa atë gjerman e mban në gjoks. “I binda gjermanët të mbaj flamurin shqiptar, pasi iu thashë atyre se këtë, flamurin shqiptar, e kam si hajmali të varur në qafë që më jep forcë e guxim në fitore”, tregon kampioni. Është vërtet mbresëlënëse e krenari pa fund kur sheh kampionin Ismail Keta që del e prezantohet në ring me flamurin shqiptar të varur si hajmali në gjoksin muskuloz e burrëror të tij.