Basha: Po ndihmon Torinon te ngjitet ne Serine A ne vere
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbollisti kosovar, Migjen Basha, i cili aktivizohet me ekipin e Serise B, Torino, ka bere nje paraqitje te mire dhe ka shenuar golin e pare per skuadren “Granata”. “Gjeja me e rendesishme ishte te merrnim tri piket. Ne beme nje ndeshje te madhe sidomos ne pjesen e pare te takimit, ku arritem te mbanim nje ritem te larte te lojes. Do të rikuperojmë ndeshjen me Padovan më 14 dhjetor, edhe pse më parë duhet të presim vendimin e gjykatësit, sipas të cilit ndeshja ishte e trukuar. Ndoshta do të duhet të shkojmë atje për të luajtur vetëm 15 minuta, do të jetë një sfidë anormale dhe do të shpresojmë të shënojmë”, tha Migjen Basha. Pas 19 javëve në Serinë B, Torino mban vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 41 pikë, katër më shumë se ndjekësja më e afërt, Verona, që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Me këto rezultate të arritura deri më tani, skuadra e Bashës po bën hapa përpara për t’u ngjitur në Serinë A.