e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cana: Tifozet nuk me kane fyer

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cana: Tifozet nuk me kane fyer
Futbollisti shqiptar i Lazios dhe kombëtares kuqezi, Lorik Cana në një bisedë për “Zëri” ka kërkuar të sqarojë për opinion se nuk është fyer nga tifozët e ekipit të tij. Sipas tij, kështu ishte raportuar në mediet shqiptare, por që e vërteta qëndron ndryshe.

“Dua të sqaroj për opinion se nuk jam fyer pas ndeshjes në Rumani, siç është raportuar në medie, por tifozët kanë shprehur pakënaqësi ndaj bashkëlojtarit tim, Cisse, i cili më pastaj ka pasur polemika me ata”, tha Cana. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë pengesë ndërmjet tij, stafit të klubit apo edhe tifozëve për të pasur pakënaqësi të shprehura.

“Mund të them se deri më tani jam pritur shumë mirë në klubin e Lazios, dhe nuk kam pasur asnjë problem më të vogël me askënd në klub dhe aq më pak me tifozët, të cilët madje edhe kur nuk kam luajtur më kanë përkrahur në mënyrën e tyre (v.j. vendosja e pankartës në stadium)”, tha Cana.