e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ja si Josa karikon skuadrën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ja si Josa karikon skuadrën

Bardhekuqtë kanë mbyllur nga Durrësi një tjetër seancë stërvitore pasditen e djeshme. Ka qenë një seancë e qetë, me ushtrime të ndryshme fizike, por edhe ato tekniko-taktike, ku si zakonisht punohet me qarkullim topi dhe modele rreshtimi në fushë në pozita të ndryshme sulmuese dhe mbrojtëse.skenderbeuPor, e veçanta gjatë së premtes ka të bëjë me faktin që trajneri Josa e ka nisur seancën me një analizë, ku është ndjekur ndeshja e fituar me Teutën. Josa u ka bërë me dije lojtarëve gabimet ndaj durrsakëve, duke u ndalur kryesisht te loja në pjesën e dytë, e cila nuk ka qenë në lartësinë e duhur.

Më pas Josa është ndalur te porositë e para për takimin kundër Partizanit. Natyrisht që ekipit nuk i është ushtruar shumë presion nga trajneri bardhekuq, që u ka kërkuar lojtarëve të jenë të qetë dhe ta shohin këtë përballje thjesht si një ndeshje radhe.

Trajneri kërkon që ekipi të mos ndiejë presionin, duke bërë me dije se futbollistët kanë eksperiencën e duhur për të përballuar të tilla takime. "Ne kemi përballuar shumë sfida me kundërshtarë më të fortë dhe jam i bindur se edhe këtë herë do t'ia dalim.

Ndeshja kundër Partizanit, pavarësisht se po trumbetohet shumë në media, është thjesht një ndeshje radhe. Asgjë nuk mbaron pas këtij takimi, pasi mbeten edhe dhjetë javë deri në fund të sezonit. Duhet të jemi të qetë dhe ta marrim këtë ndeshje me përqendrimin e duhur", mësohet të ketë thënë Josa dje para futbollistëve. Kreu i pankinës do të fokusohet sot dhe nesër më shumë te stërvitja taktike me ekipin.