Demi: Besoj te fitorja e Partizanit ndaj Skënderbeut
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas dy fitoreve bindëse brenda një jave, Partizani i trajnerit Andrea Agostineli është i fokusuar te përballja e së hënës, ku në orën 19:00, në stadiumin "Qemal Stafa", do të presin Skënderbeun e vendit të parë.
Për të kuqtë, fitorja mbetet detyrim në këtë sfidë, pasi vetëm kështu mund të besohet te realizimi i qëllimit final: fitimi i titullit kampion. Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, në një intervistë të dhënë për "Supersport", ka pohuar se ai beson te suksesi i ekipit ndaj korçarëve, ndonëse dihen vështirësitë.
Presidenti Demi pret më shumë nga të kuqtë, por me ecurinë e fundit e shikon të arritshme fitoren ndaj Skënderbeut. "Partizani akoma nuk po bind, por në javët e fundit gjërat kanë nisur të lëvizin për mirë. Të hënën luajmë me Skënderbeun, eshtë një ndeshje e vështirë, por kam besim se çunat do të fitojnë edhe këtë takim", u shpreh fillimisht presidenti i të kuqve.
Partizani është i etur për trofe, duke ditur se titulli i mungon prej 23 viteve. Gjithsesi, presidenti Demi kërkon që ekipi të mos vendoset nën presion para kësaj sfide. "Një fitore nuk do të thotë që kurorë- zohet ëndrra, por jemi në garë.
Do të jemi në garë deri në fund me Skënderbeun. Janë edhe 10 ndeshje të tjera. Shpresojmë që ne të mos bëjmë gabime, por pasi të fitojmë të hënën gabimet t'i bëjë Skënderbeun", vijoi njëshi i të kuqve.
Dy sukseset e fundit, ndaj Tiranës dhe Bylisit, e kanë ndryshuar klimën te kryeqytetasit, por në fund të prononcimit të tij presidenti Demi ka treguar se kur ai është i kënaqur me ekipin. "Unë jam i kënaqur vetëm në ditët që skuadra jep shpirtin në fushë, duke treguar karakterin e Partizanit të vërtetë. Dominimi në derbi? Ishte një fitore e radhës. Trepikëshi ishte i rëndë- sishëm, të tjerat nuk kanë rëndësi", përfundoi Demi