Ja perse na duhet De Biazi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nëse ka një njeri në radhët e Kombëtares që e njeh mirë stilin italian të punës, ai është pikërisht Er jon Bogdani. Bomberi ka një jetë që luan në Itali ndaj, ndryshe nga pjesa më e madhe e skuadrës, nuk është befasuar aspak nga De Biazi.
Erjon, a jeni i shqetësuar për të ardhmen tuaj, tani që Siena duket se është përfshirë në skandalin e basteve?
Nuk mund të flas tani. Duhet të presim dhe të dëgjojmë fjalën e fundit të drejtësisë.
Thuhet se skuadra rrezikon Serinë B, ju do qëndroni nëse ndodh kështu?
Në gazeta thuhen shumë gjëra. Unë jam me pushime dhe nuk jam fokusuar shumë te kjo pjesë. Megjithatë, e theksoj se do të shohim se si do shkojnë gjërat dhe pastaj mund të flasim konkretisht. Më duket e paarsyeshme të flas tani.
Siena në fakt rrezikon për ndeshje kur ju nuk keni qenë pjesë e saj (të një viti më parë). Do t’ju vinte keq, nëse do ju shkonte dëm mundi i këtij sezoni?
Pa diskutim që do më vinte keq, por mirë është të presim dhe të mos nxitohemi. Mua më vjen keq që disa nga lojtarët e skuadrës që unë i njoh janë thirrur në prokurori, por duhet të presim.
Mediat italiane kanë publikuar dje lajmin se presidenti Mexaroma ka dhënë urdhër një vit më parë që të humbej një ndeshje…
Unë nuk kam qenë pjesë e skuadrës atëherë dhe, për aq sa e njoh, nuk e besoj këtë. Nuk e besoj, sepse unë kam 6 muaj që luaj aty, dhe ai nuk ka ardhur kurrë ndonjëherë në tunel qoftë edhe të na shohë. S’di çfarë të them. Unë u besoj atyre gjërave që shoh dhe personalisht nuk besoj në ato që thuhen pa prova.
Të flasim pak për kombëtaren, si ju duket vetja kur ju rrethojnë kaq shumë të rinj?
Nuk është si disa muaj apo vite më parë, por gjithsesi ju siguroj se është një kombëtare që ka shumë uri. Kjo është pozitive.
Po, por ka pak eksperiencë…
Po, e vërtetë, megjithëse duhet t’i lëmë kohë. E theksoj këtë, sepse në Shqipëri tentojnë gjithçka dhe menjëherë. Jemi pak si fishekzjarrë, fitojmë dy miqësore dhe ëndërrojmë Botërorin.
Po në fakt ne duhet apo jo ta ëndërrojmë Botërorin?
Unë them që duhet t’i besojmë skuadrës dhe ta mbështesim atë. Nuk duhet ta vëmë nën presion dhe që në humbjen e parë ta shpërfillim. Kjo është absurde, ndaj më lejohet që si lojtari më me eksperiencë i ekipit t’ju kërkoj qetësi dhe durim tifozëve, por edhe medias.
Si ju dukën të rinjtë, e kemi fjalën për Çanin, Mavrajn, Brahimin?
Mirë, përgjithësisht mirë. Megjithëse s’duhet të nxitohemi. Në kombëtare je gjithë kohën në provë. Sot je, nesër nuk je. Dua të them se duhet edhe pak kohë për një vlerësim korrekt.
Çfarë ju ka bërë përshtypje nga De Biazi?
Mua nuk më ka bërë edhe aq shumë përshtypje, por një pjese të madhe të skuadrës po.
Pse?
Sepse unë e di mirë se si punojnë trajnerët italianë dhe çfarë synojnë. E di shumë mirë që i mëshojnë fort taktikës dhe kujdesen së tepërmi për fazën mbrojtëse.
Ju mendoni se kjo do t’i bëjë mirë Shqipërisë?
Po, dhe shumë madje. Shqipëria ka nevojë për siguri dhe siguria vjen nga mbrojtja. Një ndeshje nuk mund ta fitosh, por të paktën nuk e humb. Diferenca mes humbjes dhe barazimit është shumë e madhe jo vetëm matematikisht, por edhe psikologjikisht. De Biazi i kushton një vëmendje të madhe këtij aspekti, sepse e di se skuadra mund të shprehet më mirë në fushë kur ka garanci dhe ka besim te vetja.
A është e vërtetë se disa nga lojtarët u befasuan kur trajneri, gjatë analizave para ndeshjes, nisi të fliste për gjatësinë e kundërshtarëve…?
Po, një pjese të skuadrës i bëri përshtypje kur trajneri nisi të fliste për gjatësinë e ekipit të Katarit duke i analizuar lojtarët me imtësi. Më pas, disave u bëri përshtypje edhe fakti që pamë dhe ripamë disa herë ndeshjet në vdeo të Iranit duke i analizuar në detaje. Kjo tregon edhe njëherë se De Biazi i kushton vëmendje të madhe përgatitjes taktike dhe njohjes së kundërshtarëve.
Juve ju erdhi keq që ju mbajti 40 minuta në nxehmje dhe nuk ju aktivizoi kundër Iranit?
Aspak. Unë jam profesionist dhe e kuptoj fare mirë trajnerin. Por, po ju them një gjë: Irani na bëri të vuajmë disi në pjesën e parë dhe ne në të vetmin rast që patëm shënuam, falë edhe një improvizimi spektakolar të Vilës. E gjithë kjo ndodhi, sepse ne e kishim analizuar mirë kundërshtarin dhe kishim bindjen se nuk do humbnim.