e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Salihi nuk permbahet me, shenon edhe ne Kupe (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Salihi nuk permbahet me, shenon edhe ne Kupe (VIDEO)
Hamdi Salihi ka rifituar vendin e tij në formacionin titullar të DC Junajtid dhe po ndihmon këtë skuadër të kthehet në një protagoniste falë golave të tij. Sulmuesi shkodran ka shënuar edhe në suksesin 2-1 të ekipit të tij në Kupën U. S. Open, goli i 5-të në 7 ndeshjet e fundit të skuadrës, duke treguar se është në një formë të shkëlqyer.

Ndonëse ai i ka dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 24-t pas një aksioni spektakolar ku ka kaluar edhe portierin, DC Junajtid është dashur të shkojë në kohën shtesë të takimit pasi kundërshtarët e Riçmond kanë barazuar falë një 11-metërshi. Vetëm një gol në kohën shtesë i Saragoza i ka dhënë mundësinë skuadrës së Salihit që të kalojë në turin tjetër ku do të përballet me Filadelfian.