e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mavraj: M'u rreqeth mishi kur u kendua himni

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mavraj: M'u rreqeth mishi kur u kendua himni
Mbrojtësi Mërgim Mavraj i kishte thënë dy herë “po” Kombëtares shqiptare, por po aq herë edhe ishte bërë pishman “brenda natës”. Mirëpo, tani që ka provuar emocionet që dhuron grumbullimi me Kombëtaren kuqezi, ai ka thënë për “Kohën Ditore” se nuk dëshiron të humbasë as edhe një sekondë. Pas pesë vitesh refuzime dhe hamendjeje, e patët të vështirë t’i bashkoheshit Kombëtares? Para se të udhëtoja drejt Tiranës, kuptohet që mendoja shumë se a do të më presin mirë dhe çfarë do të mendojnë për mua. Por, pritja ka qenë shumë e përzemërt nga lojtarët, pa dallim. Të gjithë ishin të hapur dhe më kanë ndihmuar shumë. Për këtë i falënderoj. Kush ju ndenji afër në këtë situatë, që për ju nuk ishte aq normale, duke u nisur nga e kaluara?

Me Armend Dallkun kam qëndruar në një dhomë dhe kam kaluar mirë me të. Por, në përgjithësi, është shoqëri e mirë mes gjithë lojtarëve. E pashë që nuk kishte ndarje në grupe, por të gjithë rrinim së bashku dhe kjo është pozitive për ekipin. Si e vlerësoni eksperiencën e parë me Kombëtaren, dy miqësoret? Ishte një eksperiencë shumë e mirë dhe e rëndësishme për karrierën time. Kur nisi himni shqiptar para ndeshjes, ishte një moment i paharruar dhe emocionues për mua. M’u rrëqeth mishi. Jeni pishman që keni humbur disa vite me Kombëtaren? E kaluara është e kaluar dhe nuk mendoj më për të. Për mua çdo sekondë në mesin e Kombëtares është një moment special në karrierën time dhe nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Të jesh në mesin e Kombëtares tënde është një privilegj, pasi çdo futbollist e ëndërron atë. Falënderoj Allahun e madh që ma solli këtë dhuratë. Në ndarje u thashë të gjithëve: “Ishallah më lejohet të vij prapë!”.