e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ja cilat jane 5 blerjet me te goditura ne Premier League, Sanchez eshte jashte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ja cilat jane 5 blerjet me te goditura ne Premier League, Sanchez eshte jashte

Teksa mungojnë dhe 3 ditë nga fillimi i sezonit të ri të Premier League, “Daily Mail” ka hartuar listën pesë transferimeve më të goditura të merkatos së verës, ku bie në sy mungesa e Sanchez, i cili i kushtoi Arsenalit thuajse 80 milionë euro. Klasifikimi Sipas “Daily Mail”;

5) Romelu Lukaku-Everton, i transferuar për shumën e 28 milionë paund, konsiderohet si fillimi i një epoke të re tek Everton. Nëse Martinez, tekniku i Everton arrin të nxjerrë më të mirën prej lojtarit, atëherë Lukaku është një nga goditjet më surprizë të kësaj merkato vere, duke parë dhe deklaratat e Murinhos, që e cilëson lojtarin të limituar.

4) Enner Valencia, i West Ham. Lojtari nga Ekuadori zhvilloi një botëror mjaft të mirë, duke joshur kështu drejtuesit e klubit anglez. “E kam parë të shënojë me të dyja këmbët dhe me kokë. Është i kompletuar dhe luan në të gjithë fushën”, – tha tekniku West Ham Sam Allardyce. Lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për fillimin e sezonit, është i dëmtuar.

3)Cesch Fabregas i Chelseat. Spanjolli është një lojtar krijues, i cili vështirë se gabon. Murinho arriti ta bindë lojtarin të mos rikthehej tek Arsenal, ku dhe ishte kapiten përpara kalimit tek Barcelona, prandaj mund të themi se grinta e portugezit për të joshur Fabregas tregon besimin e ‘number one’ tek spanjolli, që teknikisht e fizikisht ka të gjitha mundësitë për të zëvendësuar Lampard.

2) Calum Chambers- Arsenal. Është një nga premtues të futbollit anglez. Edhe pse merita e zbulimit i takon teknikut Noel Blake, që e transferoi lojtarin nga mesi i fushës tek qendra e mbrojtjes, kur Chambers ishte i grumbulluar me përfaqësuesen angleze të 19-vjeçarëve, Wenger meriton duartrokitjet pasi i dha mundësi lojtarit të debutojë në futbollin profesionist. Tashmë Arsenal mund të themi se ka në gjirin e tij një thesar.

1)Bojan Krkic- Stoke City-t. Lojtari i konsideruar magjik nga tekniku Pep Guardiola, u zbeh përkrah klasit të Lionel Messit. Nga Krkic pritej shumë, por ai nuk shfaqi progresin e besuar, prandaj dhe karriera e tij ka njohur ulje dhe ngritje. Tekniku i Stoke City-t e konsideron atë si Messi i ri, kështu që në rast se Bojan arrin të përmbushë pritshmëritë e strategut Mark Hughes, lojtari do të meritonte etiketimin si goditja më e mirë e merkatos së verës në Angli.