e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shqiperia U19, Lala zevendeson Strakoshen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqiperia U19, Lala zevendeson Strakoshen

Përveç postit të zv/trajnerit të kombëtares shqiptare, Altin Lala do të mbajë tashmë edhe atë të trajnerit të kombëtares U-19. Lajmi është publikuar nga Federata shqiptare e Futbollit, e cila ka theksuar se Foto Strakosha largohet nga ky post, për të vazhduar karrierën e tij si pjesë e stafit të skuadrës greke Olympiacos. Ndërkohë, një tjetër ish-lojtar i kombëtares është bërë pjesë e stafit të ekipeve kombëtare. Ish-sulmuesi i përfaqësueses sonë dhe i disa skuadrave në Itali, Erjon Bogdani, do të jetë zbuluesi i talenteve shqiptare. Bogdani do të ndjekë ecurinë e futbollistëve shqiptare në të gjitha kategoritë: U-17, U-19, U-21 dhe në ekipin kombëtar A.