e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Italia fryn gjoksin: I mësojmë botës futbollin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Italia fryn gjoksin: I mësojmë botës futbollin

ukseset e njëpasn jëshme të Ranierit, kualifikimi i De Biazit, transferimi i Ançelotit te Bajerni, kërkesat e shumta të Çelsit për Konten, futbolli i bukur i Sarrit dhe Di Françekos, ideja e Realit për të pasur si trajner Alegrin, kanë zgjuar një interes të veçantë në Itali.alegri E përditshmja "Gazzetta Dello Sport" u ka kushtuar një speciale trajnerëve italianë që konsiderohen si mësuesit e futbollit për të tjerët. Përpara se të bëhej kampion bote, Hoakim Lëv kishte bërë një deklaratë, në të cilën shfaqte simpatinë dhe admirimin për trajnerët italianë.

"Çohen nga pankina, zgjasin krahun dhe bëjnë disa shenja me duar. Pas këtij momenti, skuadra e tyre ka ndryshuar menjëherë vendosjen në fushën e lojës. Janë ujqër me fytyrë qengji, krijojnë iluzione në fushën e lojës", ka thënë trajneri gjerman. Më pas, edhe ai me meritë dhe strategjinë e tij arriti të fitonte Kupën e Botës me Gjermaninë.

Dominuesit - Klaudio Ranieri është duke qëndruar në krye të kampionatit anglez me Lestërin e tij. Një ekip që një sezon më parë ishte duke luftuar për mbijetesë. Tani është vetëm një hap nga fitorja e titullit kampion, në një nga ligat më të forta të botës.

Karlo Ançeloti do të jetë pasuesi i Guardiolës te Bajerni dhe, me shumë mundësi, do të dominojë në një tjetër kampionat. Antonio Konte është shumë pranë firmës me Çelsin dhe vitin e ardhshëm do të nisë një aventurë të re me blutë e Londrës. Besoj se e keni kuptuar. Jemi duke folur për shkollën italiane të futbollit, që me pak shpenzime mund të bëjë mrekulli.

Shihni Shqipërinë e Xhani De Biazit, Napolin e Sarrit, por edhe Lestërin e Ranierit. Në vendet e tjera mund të kenë kushte shumë herë më të mira, mund të shpenzojnë për ekipet e moshave, për organizimet e ndryshme, por taktikën vazhdon ta komandojë Italia. Të gjithë janë duke kërkuar trajnerë italianë, agjentë të ndryshëm që bëjnë oferta, kërkojnë dhe janë gati të bëjnë ndërmjetësin për të përhapur sa më shumë nëpër botë shkollën italiane.

Inteligjenca - "Dua t'u përgjigjem të gjithë atyre që kritikojnë futbollin italian. Fillimisht duhet të vijnë të luajnë këtu dhe ta kuptojnë sa shumë mund të mësojnë. Në Angli, gjithçka është një shfaqje e bukur. Duket sikur skuadrat bëjnë boks dhe nuk luajnë futboll. Ekipi i parë që lodhet e ka humbur ndeshjen, ndërsa këtu në Itali bëhet futboll inteligjent.

Unë jam 34 vjeç dhe po mësoj akoma nga futbolli italian". Këto janë fjalët e mbrojtësit Patris Evra pas ndeshjes së fituar nga Juventusi kundër Atalantës. Për të bërë këtë futboll inteligjent nuk është aspak e lehtë, pasi lojtarët duhet të jenë rritur me të tilla stërvitje. Ishte Enzo Bearzot, ai i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 1982, duke dhënë një sinjal të qartë sesi mund të injektohej futbolli italian, taktika dhe zgjuarsia teknike te një skuadër.

Impuls dhe prakticitet - Masimiliano Alegri, Antonio Konte dhe Roberto Mançini janë liderët modernë të shkollës italiane. Të aftë për të pasur një karrierë të shkëlqyer, për të ndërtuar skuadra të vërteta dhe për t'u dhënë atyre një karakter. Fabio Kapelo ishte paraardhësi i tyre, ndërsa Arrigo Saki ishte ai që bëri revolucionin e madh në 30 vitet e fundit në futboll.

Mes inovatorëve duhet të përfshihet edhe Marçelo Lipi, trajneri kampion bote me Italinë. Ai e ka pranuar se ka mësuar shumë nga Saki dhe Trapatoni. Edhe ai është një lexues i shkëlqyer i skemave, i përshtatjes, por mbi të gjitha i sajesave në një formacion. Kur i mungon materiali bazë, është i aftë të shpikë diçka. Mjafton të shihni Zambrotën në krahun e majtë të mbrojtjes në Botërorin e fituar prej tij.

Nuk duhet harruar as Zakeroni, që prej vitesh ka frymëzuar shumë trajnerë të rinj. Formacioni i tij 3-4- 3 vazhdon të zërë vend shumë mirë në skuadra të mëdha europiane. Pak ditë më parë me taktikën zakeroniane, Dortmundi arriti të ndalte në mënyrë perfekte Bajernin e mrekullive.

Komandon loja - Loja e bukur dhe sulmuese në futbollin italian mund të nisë që nga viti 1961, kur Nils Liedolm mori drejtimin e Milanit. I frymëzuar nga ai edhe Zdenek Zeman nuk mendon aspak për mbrojtjen, por vetëm sulmin. Në vitet e fundit mund të shohim formacionin e Eusebio Di Françeskos me Sasuolon e tij. 4-3-3 i pastër që nuk u nënshtrohet asnjëherë kundërshtarëve. Mauricio Sarri e ka bërë një ndryshim të tillë në gjysmën e këtij sezoni.

Fillimisht nisi të luante me një trekuartist pas sulmuesit, ndërsa tani i është nënshtruar skemës 4- 3-3. Marek Hamshik luan më së shumti i tërhequr. Janë pikërisht lëvizjet e sllovakut ato që prishin ekuilibrat në skuadrat kundërshtare. Një skuadër që vrapon pa fund, është gjeometrikisht e vendosur shumë mirë, mbron shumë lart, zotëron topin dhe e godet kundërshtarin nga të gjitha anët.

Profetë në Europë - Xhovani Trapatoni theu kufijtë në vitin 1994 dhe mori përsipër të provonte aventurën gjermane. Nuk ishte aspak e vështirë të fitoje me Bajernin e Mynihut, por italiani ia doli. Fillimisht e braktisi, por u rikthye dhe triumfoi. Në gjurmët e tij tashmë janë Ranieri dhe Ançeloti, të cilët nuk konsiderohen vetëm italianë.

Karlo do të jetë pasardhësi i Guardiolës te Bajerni dhe është zgjedhur për faktin se ka triumfuar në katër vende të ndryshme. Më parë arriti të jepte leksione në Itali, Angli, Francë dhe më pas në Spanjë. Një trajner i aftë për të motivuar lojtarët, për të pasur marrëdhënie shoqërore me ta.

Ai nuk është thjesht një trajner, është një edukues taktik i niveleve të larta. Nuk duhet të harrojmë Xhani De Biazin, i cili mori të drejtonte një kombëtare shumë të vogël, por falë taktikave të tij, skemave, mbrojtjes dhe detajeve të vogl, arriti ta dërgonte Shqipërinë në kampionatin europian.