e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pep tërbon Bajernin, takon Sitin në Holandë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pep tërbon Bajernin, takon Sitin në Holandë

Është në momentin më të rëndësishëm të sezonit të tij të fundit në Mynih, por Pep Guardiola ka nisur që tani të mendojë për skuadrën e tij të ardhshme, Mançester Sitin.pep Në ditën e tij të pushimit, të dielën që lamë pas, trajneri i Bajernit të Mynihut ka fluturuar drejt Amsterdamit për t'u takuar me drejtorin sportiv të Mançester Sitit, Txiki Begiristain. Takimi është mbajtur në një hotel me pesë yje.

Britanikja "Mirror" zbuloi se 45-vjeçari udhëtoi me të njëjtin Mercedes luksoz, me të cilin kishte mbërritur edhe drejtuesi i "qytetarëve" në hotelin luksoz dy orë përpara trajnerit. Ky takim i fshehtë ka zemëruar shumë njerëz te Bajerni. Pep është zyrtarizuar në fillim të muajit shkurt si trajneri i ardhshëm në "Etihad" për tre vitet e ardhshme.

Gjatë këtyre katër javëve, Guardiola është përballur shpesh me pyetjet këmbëngulëse të shtypit gjerman nëse e ka mendjen që tani në Mançester. Në Gjermani dyshojnë që në këtë moment vendimtar të sezonit ai të jetë maksimalisht i përqendruar në punën e tij në Mynih, pavarësisht se tekniku këmbëngul se transferimi te Siti nuk ka ndikuar aspak në përkushtimin e punës së tij në "Allianz Arena".

Zbardhet takimi Guardiola, i cili në fakt udhëtoi drejt kryeqytetit të Holandës në ditën e tij të pushimit, ka vendosur një rregull në skuadër, ku u kërkon lojtarëve që në ditët e tyre të pushimit të mos e kalojnë një perimetër të caktuar.

Por me sa duket ky rregull nuk vlen për të. Gjatë takimit me mikun e tij Begiristain, ai i ka shfaqur Sitit interesin e tij për mesfushorin e Ajaksit, Riçdli Bazoer. Talenti 19-vjeçar është etiketuar si Frenk Rajkardi i ri dhe kartoni i tij kushton 24 milionë paund.

Por Guardiola po kërkon edhe një futbollist të fortë dhe shpejtë fizikisht në Holandë dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të PSVsë, Jetro Vilems. Për ta lënë të lirë talentin 21-vjeçar klubi i Eindhovenit do të kënaqej me 15 milionë paund.