Italia apo Kroacia ne cerekfinale? Vendos edhe Spanja!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ju “flet” Grupi C i “Euro 2012”. Me ndeshjet e treta të tij, që do të zbulojnë kësisoji, të hënën në mbrëmje, edhe dy çerekfinalistë të tjerë të turneut të kësaj vere, i cili ka eklipsuar gjithçka me emocionet dhe adrenalinën e vet. Në “skenë” ftohen, veç të tjerëve, edhe kampionët e Botës dhe të Europës në fuqi. Të cilët, fati e ka sjellë të kenë në dorë kalimin ose jo të Italisë në raundin vijues të këtij kompeticioni.
Kjo, për shkak se axurrët e kanë lejuar veten të jenë “peng” i iberikëve, në njëfarë kuptimi, pasi në dy ndeshjet e para morën dy barazime. Njëri prej të cilëve ndaj spanjollëve. Këta të fundit tashmë janë shndërruar në “xhami”, ku të besuarit e Prandelit janë të destinuar “të falen”, me shpresën se kampionët e Del Boskes nuk do të zgjedhin “të keqen më të vogël”. Pra, të heqin qafe Italinë, që mund ta kenë sërish pengesë rrugës drejt finales së “Euro 2012”, duke mbajtur në lojë kroatët. Kombinacionet rezultative që të shpien në këtë drejtim janë të mundshme, të njohura paraprakisht, por ajo çka mbetet të verifikohet është një gjë: a e përfshijnë veten iberikët në një tatralitet të tillë sportiv, kur janë në qendër të vëmendjes së mbarë botës? E vështirë të ndodhë, megjithatë “kurrë mos thuaj kurrë”…
Italia, sidoqoftë, është në ankth, sepse e ka provuar në kurriz një sjellje të tillë, kur ka qenë e varur te sfidat e rivalëve në grup, konkretisht gjatë “Euro 2004”. Ndaj, do të luajë me “zemër në dorë” ndaj irlandezëve. Puna e do që axurrët të bëjnë detyrat e tyre, pikë së pari, pra të mundin Irlandën e Trapatonit, pastaj të besojnë e shpresojnë se ballkanasit e Sllaven Bilicit nuk do t’ia dalin dot me Spanjën. As në fushën e blertë dhe as në “prapaskenë”. Në këtë “fotografim” optimist për të kaltrit, fqinjët tanë të përtej Adriatikut do të festonin, do të mbeteshin pjesë e finaleve të këtij Europiani. Në të kundërt, me kthimin në shtëpi do t’i hiqnin turneut të Ukrainës dhe Polonisë një tjetër emër të spikatur të futbollit kontinental, pas Holandës. Të presim e të shohim verdiktin përfundimtar të dy përballjeve të mbrëmjes së sotme, Spanjë-Kroaci dhe Itali-Irlandë, për të zbuluar edhe se cili “skenar” do të triumfojë….