Korluka sulmon Bufonin: Mjeshtri i basteve te mos flase!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi i Kroacisë, Vedran Korluka, ka sulmuar dje portierin e Italisë, Xhanluixhi Bufon, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit që i trembet një barazimi me gola ndërmjet Spanjës dhe Kroacisë, gjë që do të nxirrte jashtë Evropianit përfaqësuesen italiane. Sulmuesi kroat akuzon hapur dhe pa doreza, duke mos kursyer asgjë ndaj gardianit të portës “axurre”, i cili është njëkohësisht edhe kapiten.
“Bufon ka frikë nga kombinimet e ndryshme të rezultateve, pasi ai është një ekspert në këto gjëra, një maestro i vërtetë. Rrjedhimisht, njeh shumë mirë sekretet e ndeshjeve të trukuara, si humbet një skuadër, apo si fiton tjetra. Dua t’i kujtoj se nuk bëhet aspak interesant me ato që thotë. Dhe, pas atyre deklaratave që ka lëshuar, do të ishte më mirë të pushonte dhe të priste i qetë sfidën. Unë nuk di ndonjë shtet tjetër që të jenë regjistruan skandalet më të mëdha në futboll se sa në Itali. Për ata, kjo gjë është normale”, – shprehet në prononcimin e tij, sulmuesi kroat Korluka.
Modriç Në lidhje me diskutimin që ka plasur në Evropë, për sa i përket barazimit të famshëm 2- 2, ose me më shumë gola ndërmjet Spanjës dhe Kroacisë, ka pranuar të flasë edhe mesfushori kroat, Luka Modriç. “Janë diskutime të kota dhe spekulime absurde. Janë histori që i bëjnë keq futbollit. Jam i sigurt se si ne, ashtu edhe Spanja, do të hyjmë në fushë me një qëllim: për të fituar.
Çdo përfaqësuese ka identitetin e vet dhe është jo etike që të përfliten rezultate për një ndeshje që jam i sigurt se do të jetë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat. Nuk dua të flas më për këtë argument”, – u shpreh Modriç. Përfaqësuesja “axurre” dhe e gjithë Italia janë të përqendruar te diskutimet në lidhje me rezultatin e ndeshjes Spanjë-Kroaci. Megjithatë, mesfushori kroat jep mesazhin e fundit ndaj italianëve: “Italia të qëndrojë e qetë në lidhje me këtë çështje. Nuk do të ndodhë asgjë”. Dy takimet e fundit të Grupit C do të luhen nesër.