Interi shet Brozoviçin për të bërë tri blerje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Marselo Borozoviç duket se është "kurbani" i radhës te zikaltrit. Një vit pas shitjes së Kovaçiçit, me paratë e të cilit u ble Kondogbia, Interi do tentojë që të përsërisë edhe një herë skenarin.
Këtë verë i sakrifikuari do të jetë Brozoviç, i cili me shumë mundësi do të transferohet në Londër, pasi Arsenali ofron plot 25 milionë euro.
Nëse kjo tratativë do të rezultojë e suksesshme, atëherë zikaltrit do të mbyllin transferimin e Sorianos dhe Banegës (Tohir ka thënë se ka gati akordin paraprak). Ëndrra e madhe mbetet Jaja Ture. Këtë verë Mançini do tentojë gjithçka për ta bindur afrikanin t'u bashkohet zikaltërve