e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Inter, ja 9 të paprekshmit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Inter, ja 9 të paprekshmit

Vizita e radhës së Erik Tohirit në Ita li, nuk do të ketë për qëllim vetëm inkurajimin e ekipit në prag të një sfide delikate, siç është ajo e së shtunës në mbrëmje, kur Interi pret Bolonjën në shtëpi.inter Mediat prestigjioze italiane flasin për nisjen e planifikimit të ekipit, që do të përfaqësojë ngjyrat zikaltër edicionin e ardhshëm. Gjithashtu, është zbuluar edhe "bërthama" e ekipit, e cila nuk pritet që të preket edhe nëse këtë vit nuk do të arrihet vendi i tretë.

Të paprekshmit Sipas "Sky Italia", thuhet se Interi është përgatitur për të gjithë skenarët. Drejtuesit zikaltër mendohet se kanë përpiluar një listë lojtarësh, të cilët nuk do të largohen për asnjë arsye gjatë verës.

Pra, edhe nëse nuk arrihet Champions-i, Interi do të mbajë fort Handanoviçin, Murijon, Mirandën, Kondogbian, Brozoviçin (po mundohen t'i rinovojnë kontratën), Perisiçin, Palasion, Ikardin dhe Nagatomon. Prej këtu do të nisë edhe baza për sezonin e ri.

Për arsye të ndryshme të gjithë të lartpërmendurit janë konsideruar si të pashitshëm nga krerët e klubit, që me zgjedhjet e tyre mund të krijojnë pakënaqësi në pankinë.

Manço kundër Raporti i trajnerit me Ikardin është një raport "dashuri-urrejtje". Fakti që argjentinasi shikohet si fondamental për të ardhmen e ekipit nga Tohiri, mund të krijojë pakënaqësi te trajneri i cili tani mund të ketë një pretekst më shumë për t'i thënë lamtumirë klubit në verë.

Por jo të gjithë lojtarët do të mbahen për kontributin që kanë dhënë në fushë. Nagatomo qëndron, pasi i nevojitet klubit për marketing. Siç duhek, Interi prej kohësh po tenton që të futet në treguan aziatik dhe Nagatomo shikohet si ikona e duhur në këtë synim.

Vendos Champions-i Aktualisht, në ekipin e Interit luajnë dy lojtarë, të cilëve e ardhmja në Milano u varet nga kualifikimi i Interit në ligën e Kampioneve. Nëse zikaltrit do të bëjnë realitet ëndrrën e vend të tretë, atëherë si Tejes, ashtu dhe Ljajiç pritet që të blihen te klubet respektive.

Ndërsa afrimi i Xhaner Erkinit lidhet ngushtë me largimin e njërit prej mbrojtësve të krahut më popullor te Interit, Davide Santon. Në rast se vjen turku italiani do të largohet në verë drejt Anglisë (e pret Uotfordi).